“Qasja e opozitës e gabuar”, Nexhmedin Spahiu: Po i rrisin popullaritetin Kurtit
Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu ishte i ftuar këtë të diel në Euronews Albania ku tha se opozita në Kosovë po i rrit popullaritetin kryeministrit Kurti.
Ai tha se politika që po ndjek opozita është e gabuar pasi në vend që ta kritikojnë për mos sukseset e kritikojnë për sukseset e veta.
“Ka një qasje klasike që duhet ta ketë opozita në çdo vend të botës, e para duhet të shikojë se ku e ka qeveria suksesin dhe dështimin më të madh. Atje ku qeveria ka suksesin më të madh duhet t’i bashkëngjitet e atje ku ka dështimin më të madh, duhet t’i bjerë në qafë.
Por me opozitën në Kosovë, ata po i bien në qafë qeverisë aty ku ka suksesin më të madh, në Veri të vendit, ndërkohë që në të gjitha fushat e tjera ata heshtin. Kjo është qasje e gabuar bën që popullariteti i kryeministrit Kurti të rritet”,-tha profesor Nexhmedin Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha