Balluku në aksin rrugor Fier-Vlorë: Një tjetër punë e mirë përfundon para afatit

24 Korrik 2023 | 18:16

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të hënë aksin rrugor Fier-Vlorë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se përfundimi i kësaj rruge, është një tjetër projekt i mirë realizuar i cili ka përfunduar para aftit të përcaktuar.

“Gati edhe aksi rrugor Fier-Vlorë. E njohur si rruga e vjetër, por tashmë plotësisht e rehabilituar, është tashmë në dispozicion të qytetarëve e vizitorëve, si një alternativë më shumë për të gjithë ata të cilët udhëtojnë drejt jugut.

Një tjetër rrugë, ku përmes një ndërhyrjeje të thellë u bë e mundur zgjerimi i saj, eliminimi i pikave të zeza, duke shkurtuar njëkohësisht edhe distancën me 5 kilometra. Një tjetër punë e mirë të cilën po e dorëzojmë përpara afatit të parashikuar”,-shkruan ministrja Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026