Etjen Xhafaj: Skema si i thyem demokratët në Rrogozhinë

24 Korrik 2023 | 22:24

Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, për të folur për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përsëritura të Rrogozhinës.

Në këto zgjedhje kandidati socialist Edison Memollaj fitoi me një diferencë prej 1752 votash më tepër se kandidati i “Bashkë fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, ndryshe nga 14 maji ku diferenca ishte vetëm 21 vota.

Xhafaj tha se pavarësisht fitores së thellë të Partisë Socialiste nëse do bëhet krahasimi Partia Demokratike ka marrë vetëm pak më pak vota se në maj, por kanë qenë më të shumtë në numër socialistët që kanë votuar, pasi herën e parë disi e kishin nelgizhuar këtë zonë.

“Zoti Hoxha, ka marrë pak më pak vota se në 14 maj, kjo është shumë lehtë e verifikueshme. Nuk ka nevojë të spekuloni.

Ne kemi totalin, që është një numër i cili sërish me atë që ka qenë rekordi afatgjatë i Partisë Demokratike në Bashkinë e Rrogozhinës është shumë më lartë se norma. Këtë po ua thotë një njeri që në 2 vitet e fundit ka bërë katër fushata, tre vitin e fundit për pushtetin lokal për Edison Memollën i cili i ka fituar të treja”,-tha deputeti Etjen Xhafaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026