“S’kalon 2 herë miu nën mustaqe”, gazetari: PS s’do e toleronte PD-në në Rrogozhinë

24 Korrik 2023 | 21:28

Gazetari Ardit Hoxha ishte i ftuar këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth zgjedhjeve të Rrogozhinës. Ai tha se në rast se herën e parë diferenca e  vogël mes dy kandidatëve ka qenë rastësi, këtë herë Partia Socialiste nuk do e toleronte, ndaj edhe diferenca në vota këtë herë ishte shumë herë më e madhe.

“Nuk kalon dy herë miu nën mustaqe më tha një zotëri të cilin e pyeta si ju dukën zgjedhjet në Rrogozhinë. Ajo që nënkuptoi ky zotëri ishte që ajo që ndodhi me Shkëlqim Hoxhën në 14 maj ishte aksident ose nënvlerësim nga Partia Socialiste. Këtë herë ata nuk do toleronin.

Rezultati e tregoi 1700 vota nuk mund të krahasohen me 21 vota, ndërsa tensionet e situata e krijuar pas numërimit të votave ishte paksa artificiale. kur u numëruan 13 kutitë e para, bastion i zotit Hoxha, u krijua një perceptim se gara do të ishte e fortë, por kur filluan të numëroheshin kutitë e tjera ku kandidati i partisë socialiste po fitonte pa asnjë rivaliteti aty filloi bllokimi.

Megjithatë nuk mund të kundërshtojë pretendimet e demokratëve se aty kishte vota me shenja qartazi të dallueshme nga të tjerat , të cilat mund të dëshmojnë se janë vota të  blera”,-tha gazetari i Euroneës Albania, Ardit Hoxha.

Edison Memolla arriti të thellonte ndjeshëm diferencën prej 21 votash që kishte në zgjedhjet e 14 majit, kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.

Në zgjedhjet e të dielës kandidati i socialistëve fitoi me 1752 vota diferencë me kandidatin e opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026