Zjarr në Dimal/ Digjen rreth 400 ullinj, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore

24 Korrik 2023 | 20:34

Pasditen e kësaj të hëne është përfshirë nga flakët fshati Bistrovicë i Dimalit, ku janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj. Zjarrfikësit kanë punuar vetëm me mjete rrethanore pasi nuk ka rrugë, ende vijojnë të ndezura disa vatra zjarri.

“Nuk hyri dot zjarrfikësja sepse s’ka rrugë”,-tha banori i zonës.

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bistrovicë në Dimal. Zjarri ka rënë në pjesën e zonës kodrinore, e gjitha e mbjellë me ullinj.

Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së lehtë zjarri u përhap me shpejtësi drejt pemëve, duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj. Edhe pse shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë, mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit.

Kjo ka bërë që zjarrfikësit ti afrohen zjarrit në këmbë dhe ta shuajnë atë me mjete rrethanore. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit, disa vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive.

Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemëtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026