“Plazhit në Durrës i doli pronari”, Flori Gjini: Kërkoi të na nxirrte nga deti
Gazetari Flori Gjini ka rrëfyer një histori në “Now me Erla Mëhillin” ku detit ku ai shkoi për të bërë xhirime, i kishte dalë pronari.
Ai tha se ndërsa ishin përgatitur për të xhiruar me dy kamera me vete në cektësi të detit të Durrësit, një person, pronari i plazhit u kishte kërkuar me të bërtitura të largoheshin që aty, pasi deti ishte i tiji.
“Vjet kur isha duke bërë xhirime në një zonë të Durrësit, marrim kamera dhe pozicionohemi tre hapa brenda në det. Ishim me këmbët zhytur e do nisnim prezantimin. Vjen pronari duke ulëritur dhe thotë se duhet të largoheshim se ky ishte plazhi i tij privat.
Unë isha brenda në det dhe pronari vjen e bërtet me të madhe, “largohuni që aty, është plazhi im, sot ju thërras policinë”. Arrita në një pikë që i thash më sill letrën që ti këtë e ke private, i thash më thuaj nëse ti ke blerë edhe detin më trego letrën dhe unë do iki nga këtu. Në u larguam më pas vetë që aty”,-tha Flori Gjini.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…