English

Ndërtimi i parqeve eolike/ Balluku: 3 kompani janë kualifikuar për fazën finale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme zhvillohet aktiviteti për hapjen e ofertave dhe shpallja e fituesve të ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve eolike.

- Advertisement -

E pranishme në këtë aktivitet është zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku thotë se janë kualifikuar 3 kompani fituese për fazën e fundit, atë të dorëzimit të ofertave të tyre financiare.

‘Kemi nisur punën në 15 Qershor të 2021-shit, 25 muaj më parë. Kur i kam shpjeguar kryeministrit që ishim gati për të hapur garën për parkun eolik, u gëzua pa masë, por kur i thashë se sa muaj do të merrte, filluan debate mes palëve. Ne kemi nevojë të ecim përpara sa më shpejt. Këto 2 vite ja kanë vlejtur, ka qenë kohë e gjatë pritje për të tjerët. Në parqet voltaike, shteti shqiptar ka vënë në dispozicion tokën. Këtë radhë kemi instrument të ri, investitori, duhet të merrte parasysh dhe gjetjen e tokës. Kemi porositur një studim analitik që tregonte se si duhet të ndërtohen në territorin e Shqipërisë parqet eolike. Duke i vënë në dispozicion këtë analizë, ne kemi vënë gurin e parë të këtij procesi.

Kemi parë 14 kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të aplikonin për të qenë pjesë e këtij ankandi. Pas një konsultimi, kemi vendosur që nëse këto oferta do të sillnin më shumë se 150 megavat orë të vlefshëm, ne do të ishim të hapur për 200, 250 ose më tepër. Ne më pas, ekspertët e BERZH, së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët, shqyrtuan të gjitha eksperiencat mbi projektet e paraqitura. Synimi ynë kryesor që të gjitha projektet që komisionohen nga shteti të kenë rezultat pasi në të shkuarën kemi pasur problematikë që projektet pasi përfundonte faza e vlerësimit dhe sot e kësaj dite qëndrojnë në sitar për arsye të paditura. Ne jemi totalisht kundër. Këto licenca të dhëna që shiten dhe blihen duke mos sjellë asgjë. Synimi që 14 kompanitë pjesëmarrëse të plotësonin të gjitha kushtet.

6 kompani u kualifikuan për fazën e dytë. Secili duhet të provonte se si mund të arrinte të realizonte projektin. Nga 31 Maji 2023, i gjithë grupi i punës i përbërë nga ekspertët e Ministrisë, arritën në rezultatin që nga 6 kompanitë fituese për fazën e dytë 4 nga ato të kualifikoheshin. Në 7 Qershor, ekspertët shqyrtuan dokumentacionin, duke skualifikuar dhe një kompani tjetër pasi nuk plotësonte kërkesat e procedurës konkurruese.”- tha Ballaku

Synimi i Ministrisë së Energjitikës është krijimi i një prodhimi të ri energjitik të shtuar me 4 terravat deri në fund të vitit 2030.

“3 kompani janë kualifikuar për fazën finale, atë të dorëzimit të ofertave të tyre financiare pasi ne tashmë e kemi bërë një nga proceset tona, që të gjitha ofertat për burimet e rinovueshme të hapen në të njëjtin moment live për të gjithë. Ndërtimi i parqeve eolike, hallkë shumë e rëndësishme e sistemit tonë energjitik. Kemi synimin tonë për të krijuar një prodhim të ri energjitik të shtuar me 4 terravat deri në fund të vitit 2030 dhe kur këto burime energjitike përputhen me agjendën e gjelbër të BE, plotësojnë angazhimet tona që kemi dhënë si vend model për burimet e rinovueshme, ne ndihemi më krenarë se kurrë”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?