Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet 31-vjeçari
Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Shkodër, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pistoleta dhe municioni luftarak janë sekuestruar pas kontrollit në banesë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ishte raportuar për të shtëna me armë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin për të cilin ishte raportuar.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit K. Y., 31 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës