Fëmija ngec në dritare dhe rrezikon të bie nga kati i 5-të, e shpëton policia

24 Korrik 2023 | 14:49

Një fëmijë 5-vjeç është shpëtuar nga policia e Lushnjës pasi rrezikonte të binte nga kati i 5-të i pallatit ku banonte.

Fëmija kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.

Pas telefonatës së marrë nga një qytetar, se fëmija rrezikonte të binte nga pallati, shërbimet e policisë kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë mundur ta shpëtojnë atë.

“Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë”,  njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026