“Burg përjetë”, mamaja e Jetmira Hasanit: Vrasësi i sime bije nesër më vret dhe mua
Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë dënimin 28 vite për Agron Tanushin, i cili vrau ish-kunatën Jetmira Hasani në vitin 2020, nga 23 që ishte vendimi i Gjykatës në Shkallën e Parë.
Mamaja e Jetmira Hasanit tha se kërkonte burg përjetë për vrasësin e të bijës, duke qenë se ndihej e rrezikuar nëse ai dilte nga burgu.
Ajo tha se Jetmira ka pasur urdhër mbrojtje fillimisht prej burrit dhe më pas prej kunatit, i cili i mori jetën.
“Ka pasur urdhër mbrojtje në 2014-tën prej burrit, ka pasur urdhër mbrojtje në 2020-tën prej kunatit, prej këtij që është në burg. Ka bërë një jetë luftë dhe në fund mori dhe plumbin. Nëse nuk jepet vendimi i përjetshëm, nuk është dhënë vendimi i duhur. Po të ma lërë shteti mua, unë dënimin ja jap vet, po shteti mua s’ma lë kështu që kërkoj burgim të përjetshëm. Ky del nesër, ky shan në gjykatë e s’po më shan mua në rrugë të madhe, e nuk më vret mua? Kjo është të bëhen njerëzit mish e lesh,” – u shpreh e ëma e Jetmira Hasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet