Vrau kunatën, dënohet me 28 vite Agron Tanushi. Familjarët kërkojnë burg përjetë
Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë sot dënimin për Agron Tanushin, i cili vrau ish-kunatën Jetmira Hasani në vitin 2020.
Apeli e ka dënuar Tanushin me 28 vite burg Tanushin, nga 25 vite qe e kishte dënuar Shkalla e Parë.
Jetmira Hasani u ekzekutua në sy të vajzës së saj 8-vjeçare në banesën e saj në Bathore, nga kunati, me të cilin kishte konflikte të shpeshta dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Familjarët e viktimës kundërshtuan vendimin dhe përmes avokatit Enea Cenko bën me dije se do të kërkojnë burgim të përjetshëm në Gjykatën e Lartë.
Nëna e viktimës tha se dëshmoi në gjykatë të gjitha kërcënimet që ka marrë nga vrasësi i të bijës dhe shtoi se ka frikë se kur të lirohet mund të ndodh siç ndodhi me rastin e Dan Hutrës, i cili vrau tre gra.
“Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse por një ëngjëll. Dan Hutra u lirua e vrau tre gra. Vrasësi i vajzës shan e kërcënon në gjykatë, po sikur të lirohet e të dalë në rrugë” tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë