Mbahen peng në garazhin e pallatit 4 kosovarë, arrestohen 2 persona në Durrës
Katër të rinj nga Kosova janë rrëmbyer nga 2 pronarët e një apartamenti në lagjen nr. 13 në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në pallatin numër 104 në plazh, ku katër pushuesit nga Kosova kishin kryer rezervim online në mungesë të dhomave të lira në hotele.
Pasi kanë parë kushtet e apartamentit dhe nuk u kanë pëlqyer, të rinjtë kanë vendosur të largohen pa kryer pagesën.
Sapo kanë zbritur në parkim, shtetasit Dritan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili, i kanë mbajtur ata peng përreth 45 minuta, me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në banesë.
Të gjithë ngjarjen e kanë treguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës shtetasit kosovarë.
“Fillimisht erdhëm për të pushuar në një hotel pranë pallatit, por kapacitetet ishin ezauruar. Në kushte të tilla kërkuam apartament dhe vizituam apartamentin e Kuçajt, por nuk na pëlqeu çmimi dhe kushtet të cilat ofronin, prandaj vendosëm të iknim. Kuçaj nisi të na kërkonte pagesë, por ndërkohë ne nuk kemi fjetur dhe përdorur apartamentin që ta paguanim dhe rezervimet mund të anulohen dhe në moment të fundit. Kështu zbritëm nëpërmjet parkimit dhe aty na ulën qepenin e parkimit me një pult dhe nuk mund ta hapnim.”- dëshmia e turistëve
Përpara grupit hetimor, një nga pronarët e apartamentit, për të justifikuar pengmarrjen ka ngritur pretendimin se i është bërë dëm ekonomik.
“Ata prenotuan ‘online’ dhe unë e quaj rezervimin e kryer. Duke ma prenotuar ata, mua më janë larguar klientët e tjerë të cilët në këtë kohë kërkojnë dhoma me çdo kusht. Më kanë shkaktuar dëm ekonomik, sepse ma rezervuan apartamentin e s’më paguan. Kërkova vetëm paratë e mia.”- tha Dritan Kuçaj, pronar i apartamentit.
Ai së bashku me Nexhmi Xhili, 49 vjeç, janë vënë në prangat e policisë së Durrësit dhe brenda 48 orëve pritet të dalin përpara togave të zeza.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve