Çmontohet grupi që vidhte mjete motorike dhe i shiste për pjesë këmbimi
Policia e Korçës ka goditur një grup që merrej me grabitjen e mjete motorike në Maqedoninë e Veriut, të cilat më pas i çmontonin dhe i shisnin për pjesë këmbimi në Shqipëri.
Në pranga si pasojë e këtij operacioni kanë përfunduar shtetasit A. R., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë; A. A., 44 vjeç, banues në Strugë; si dhe shtetasit L. D., 19 vjeç dhe M. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radokal, Pogradec.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, pasi i vidhnin mjetet motorike, i trafikonin nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj.
Pasi mjetet vinin në territorin shqiptar mjetet çmontoheshin në zonën e Elbasanit apo Tiranës dhe më pas shiteshin për pjesë këmbimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet