Nuk iu bind policëve dhe i “mori përpara” me makinë, arrestohet 32-vjeçari në kërkim
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Azem Allçi, një person të shpallur në kërkim pasi kundërshtoi efektivët e policisë.
Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin shkurt, 32-vjeçari nuk respektoi urdhërin e efektivëve për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pasagjerit 19 vjeçar, ndërsa 32-vjeçari ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.
Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet në ngarkim të Azem Allçit u referuan në prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje