Një grup deputetësh do kërkojnë çregjistrimin e Bashës si kryetar nga gjykata
Këshilli Kombëtar ka ngarkuar një grup deputetësh që të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, i ka autorizuar deputetët që të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.
Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi ka pezulluar Kryesinë e Partisë Demokratike me argumentin se veprimet e saj që nga 6 qershori janë antistatutore.
Po ashtu në Këshillin Kombëtar u vendos që të anulohen zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.
Të pranishëm në mbledhjen që nisi në orën 19:00 ishin 245 anëtarë nga 453 që ka gjithsej Këshilli.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.