Do digjte mbeturinat dhe dogji tokën me ullinj, arrestohet 60-vjeçari
Një 60-vjeçar në Kavajë është arrestuar pasi i vuri flakën një sipërfaqe të madhe toke ku kryesisht ishin mbjellë ullinj, ndërsa tentoi të digjte disa plehra në tokën e tij.
Zjarri u përhap me shpejtësi dhe situata doli nga kontrolli në hapësirën me pemë të ndryshme dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i zjarrvënies, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi G. Sh., 60 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme (kryesisht ullinj) dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri