Shpejtësia në zonat e banuara, Balla: Do të ndëshkohet gjithmonë

29 Korrik 2023 | 12:18

Shpejtësia në zonat e banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim nga forcat e Policisë së Shtetit. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndërsa përgëzoi policinë e Elbasanit që shoqëroi një drejtues mjeti për shkak të prishjes së qetësisë publike dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Përmes një postimi në Facebook, Balla falënderoi qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike.

“Dua të falënderoj qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm. Fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim nga forcat e Policisë së Shtetit”, u shpreh Balla.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit pas marrjes së një ankese nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit  së bashku me  drejtuesin shtetasin  K. D. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026