“79% e turistëve të huaj vijnë në rrugë tokësor”, Topuzi: Investim në infrastrukturë

29 Korrik 2023 | 16:37

Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, është shprehur se 79% e turistëve që vijnë në Shqipëri vijnë përmes rrugëve tokësore.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai nënvizoi se infrastruktura në vendin tonë duhet të jetë më e zhvilluar, ndërsa shtoi se kohët e fundit turistët marrin shumë makina me qira.

“Në përgjithësi 95% e turistëve janë europianë, 75% e atyre që vijnë në Shqipëri janë me origjinë shqiptare por që jetojnë në Europë. Gati 79% e turistëve hyjnë në rrugë tokësore. Kjo kërkon që infrastruktura të marrë një zhvillim më të madh. Është zhvilluar shumë marrja me qira e mjeteve. Shqipëria ka me dhjetëra resorte që ofrojnë këto paketa por nuk jemi në nivelin e duhur. Kjo është një nga arsyet që shqiptarët të frekuentojnë Turqinë sepse gjejnë të gjithë gamën e shërbimeve që kërkon një familje me fëmijë të vegjël’- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026