Shkolla shqipe me godinë të re në Filadelfia, kontribut i 500 familjeve patriotike

29 Korrik 2023 | 17:47

Tajar Domi, kreu i shoqatës së atdhetarëve shqiptar në Filadelfia, “Bijtë e shqipes”, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me godinën e re të shkollës shqipe që pritet të hapet në SHBA.

Domi tha se godina e re e shkollës është blerë me kontributin e komunitetit shqiptar në Filadelfia, ku 500 familje u bënë bashkë për të përballuar kostot e blerjes së ndërtesës.

Sipas tij fëmijët e komunitetit shqiptar në Filadelfia do të mund të mësojnë gjuhën shqipe gjatë fundjavës, në godinën e re që pritet të hapet në mars të vitit 2024.

“Ne arritëm falë një kontributi të komunitetit shqiptar që të blejmë godinën e cila ishte një godinë e lakmuar dhe nga komunitete të tjera, por dhe nga biznese në atë zonë. U bënë bashkë 500 familje të cilat dhuruan sipas mundësive të tyre nga 1 dollar në disa qindra mijëra dollarë. Kështu që jemi shqipatrët që e administrojmë atë vend, është një vend i mrekullueshëm dhe i ngjan shumë godinës së Korçës ku u hap shkolla shqipe në vitin 1877. Me hapat që po kryejmë dy muajt e fundit do realizohet shumë shpejt rikonstruktimi i godinës dhe synimi ynë është që të hapet në marsin e vitit që vjen që është dhe 20-vjetori i shkollësh shqipe “Gjuha jonë”, ku studiojnë nxënësit e komunitetit shqiptar nga klasa e parë deri në klasën e 5-të. Ky është synimi ynë. Shkolla shqipe është e hapur nën administrimin e shoqatës atdhetare kulturore “Bijtë e Shqipes” që është aktive prej 23-vitesh.

Kjo shkollë është pa pagesë, prindërit paguajnë një kontribut shumë të vogël për mësuesit. Mësuesit para 7-8 vitesh kanë qenë vullnetarë, por ne rritëm numrin e orëve të mësimit dhe u detyruam se meqë harxhonin një kohë të caktuar, me dashamirësinë e prindërve ata po marrin një shumë simbolike. Mësimi zhvillohet vetëm ditën e diel, por kush dëshiron mund të vijë dhe ditën e shtunë. Komuniteti shqiptar në Filadelfia kap një shifër prej 30 mijë personash”, tha Domi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026