Pëson defekt anija turistike me 27 persona në bord në Karaburun
Shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë dhe në Durrës iu shkojnë në ndihmë në 3 raste, disa shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.
Pas marrjes së një telefonate nga një shtetase që ndodhej në anije, e cila kërkonte ndihmë, policia Kufitare në Vlorë i ka ardhur në ndihmë anijes, duke e nxjerrë në breg.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e nevojshme edhe, 2 shtetasve finlandezë të cilët në zonën e quajtur “Shpella e Piratëve”, kishin humbur kontrollin e mjetit lundrues kanoe, për shkak të dallgëve, dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.
Policia Kufitare e Vlorës ka ndërhyrë dhe në këtë rast duke bërë të mundur nxjerrjen në breg të dy turistëve finlandezë.
“Të gjithë shtetasit që rrezikuan që mbyteshin në det, aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare, që i shkuan në ndihmë në kohë rekord”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve