SHBA ndan 345 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Tajvanit

30 Korrik 2023 | 08:42

Shtetet e Bashkuara e kanë prezantuar pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina.

Tajvani është ishull që vetëqeveriset, por për të cilin Kina ka pretendime territoriale.

Ajo deklaron se do ta zotërojë një ditë këtë ishull, qoftë edhe me forcë.

Shuma e pakos – e cila sipas një zyrtari përmban pajisje për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim, si dhe municion për armë të vogla – do të tërhiqet nga rezervat e SHBA-së, për të mundësuar dërgimin e saj të shpejtë në Tajvan.

Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se përmes kësaj ndihme “Tajvani do të mund ta rrisë mbrojtjen tani dhe në të ardhmen”.

Ministria e Mbrojtjes në Tajvan e ka falënderuar Uashingtonin për “përkushtimin ndaj sigurisë së Tajvanit”.

“Tajvani dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të bashkëpunojnë nga afër në fushën e sigurisë, ashtu që ta ruajnë paqen, stabilitetin dhe status quo-në e Ngushticës së Tajvanit”.

Vitin e kaluar, ushtria kineze i ka realizuar dy stërvitje të mëdha ushtarake afër Tajvanit, duke simuluar sulme të shënjestruara dhe një bllokadë në ishull.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026