EMRI| I plagosuri me armë zjarri mbërrin në spitalin e Beratit, detajet e para
Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është Xhuljano Goga, 27-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.
Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij është e rëndë, ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.
27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut