‘’Rrjedhjet’’ në LSI, Luan Rama: Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme

8 Janar 2021 | 16:05

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama komentoi largimin e Nasip Naços dhe Lefter Kokës dhe bashkimin e tyre me Partinë Socialiste. Gjatë intervistës në Euronews Albania, z. Rama tha se kryeministri Edi Rama të gjithë këto emra po i mbledh dhe po i bashkon me ato, që ai e quan “tufë të hajdutëve të rilindjes”.

Ai pohoi se largime të tilla nuk e shqetësojnë aspak, duke thënë se çdo “ikje e keqe është ikje e rëndësishme”

“Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme. Ata kanë qenë të përfaqësues të mandatuar nga LSI në qeveri, dhe paradoksalisht dhe refreni i kryeministrit është i lidhur me korrupsionin me vjedhjen e ministrave të LSI.  Ai gjithë këta po i mbledh në tufën e vet duke i bashkuar me tufën e hajdutëve dhe vjedhësve të rilindjes. Ky është një proces që nuk më shqetëson aspak”, tha ai.

Numri dy i LSI-së nga Vlora komentoi edhe projektin për transformimin e “Sheshit të Flamurit”. Ai tha se ideja për të tjetërsuar këtë shesh është ide e qartë kurruptive dhe provokim i ”shëmtuar për çdo shqiptar”.

“Ai projekt që u prezantua nga kryeministri është një provokim i shëmtuar në fakt. Është provokim që bëhet në ndjenjën patriotike jo vetëm të qytetarëve të Vlorës, por të të gjithë shqiptarëve. Ideja për të tjetërsuar ”Sheshin e Flamurit” nuk është një ide vetëm korruptive, por edhe një ide për të zhdukur sheshin, që është simbol i parë i identitetit të shtetit shqiptar”, tha Luan Rama. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026