Situata meteorologjike në Shqipëri, çfarë parashikojnë specialistët?
Shqipëria prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar probleme të theksuara në disa zona të vendit, ku situata më e vështirë paraqitet në zonën e Shkodrës.
Adiola Bani nga Meteoalb tha për Euronews Albania se reshjet më të dendura të shiut janë regjistruar në zonat veriore dhe veriperëndimore.
“Zona më problematike vijon të mbetet zona veriore, dhe kryesisht veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Bajram Curri dhe zona e Kukësit. Pellgu i Drinit në përgjithësi ka pasur sasinë më të konsiderueshme të reshje’, tha ajo.
Ajo tha se në orët e mbrëmjes dhe deri nesër paradite do të këtë shkëputje të reshjeve të shiut, çka do të bëjë që situata të jetë më e qetë.
Specialistja e Meteoalb u shpreh gjithashtu se e diela dhe dita e hënë do të ketë shtimtë reshjeve, ndërsa situata pritet të normalizohet në mesin e javës që vjen.
“Pritet të kemi një shkëputje reshjesh sot gjatë orëve të mbrëmjes dhe nesër gjatë paradites, për t’u rikthyer nesër paradite, por nuk do të jenë në nivelin që kanë rënë deri sot, por sërish e diela dhe e hënë do të sjellin fuqizim të reshjeve. Do të kemi ndërprerje të tyre gjatë të hënës dhe të martës, dhe përmirësimin e motit e kemi pas mesit të javës për t’iu rikthyer normalitetit”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Situata e përmbytjeve, mblidhet Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile
Shira të dendur në vend, Euronews Albania ndjek situatën në veri dhe jug
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta