Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit e u largua, arrestohet shoferi 29-vjeçar
Policia ka mundur të arrestojë drejtuesin e automjetit i cili përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit të rrugëve dhe u largua nga vendngjarja.
Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku 51-vjeçari Sh.A., ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra pas përplasjes nga mjeti që drejtohej nga 29-vjeçari i arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni