“Qëllova të ul gjakrat”- Detaje nga sherri për pronën, flet ish-shoferi i Nikollës

1 Gusht 2023 | 09:00

Detaje të reja janë mësuar nga konflikti i dhunshëm i së dielës, ku të përfshira ishin dy familjet Kaçi dhe Nikolli.

Ish-gardisti dhe ish-shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, Martin Nikolli ka deklaruar se e përdori armën e shërbimit, gjatë kohës që nuk ishte në detyrë, për të qetësuar gjakrat.

“Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim, nuk duam t’ju shikojmë në rrugë ”, ka deklaruar Nikolli i përjashtuar tashmë nga Garda.

Por Familja Kaçi nga ana tjetër pretendon të kundërtën.  Në videon e siguruar nga Euronews Albania, shihet sesi 80-vjeçarit Paulin Kaçi iu bë pritë nga Alfred, Petrit, Arben dhe Martin Nikolla. Jashtë kamerave, anëtarët e familjes Kaçi dëshmojnë se kanë lidhje gjaku me familjen Nikolli dhe se konflikti e ka gjenezën më herët që në muajin prill ku kishte marrë dijeni edhe policia lokale. Marrëdhënien e mirë më fqinjët e pohojnë edhe vetë këta të fundit, të cilët për Euronews Albania folën me konsiderata të mëdha për familjen Kaçi.

Martin Nikolli është përjashtuar nga radhët e Gardës së Republikës. Ai mbahet në qeli dhe akuzohet për 3 vepra penale “Kanosje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.  Në pranga ka përfunduar edhe vëllai i tij, Alfred Nikolli, për të njejtat akuza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026