Shqiptari vjedh bankën në mes të Athinës, qëllohet nga policia gjatë arratisjes

1 Gusht 2023 | 13:38

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur me armë nga policia greke, pas tentativës për të grabitur filialin e një banke në Athinë.

Shqiptari mundi të merrte një shumë të panjohur parash nga kasat e bankës në Omonia, në rrugën Achilleos 19, por gjatë arratisjes një punonjës i bankës ka shtypur butonin e alarmit, duke vënë në lëvizje policinë.

Efektivët e ekipit të Dias- it dhe makinat patrulluese të Veprimit të Menjëhershëm e kanë lokalizuar autorin në kryqëzimi e rrugëve Lenorman dhe Palamide.

Aty, sipas Policisë, burri ka kërcënuar me thikë policët, ndaj njëri prej tyre e ka qëlluar me armën e shërbimit, duke e plagosur. I plagosuri është transportuar në spitalin Evangelismos, ndërkohë q ëpër rastin ka nisur një hetim paraprak.

Sulmuesi ka marrë katër plumba, 3 në bark dhe një në kofshë.

Një dëshmitar okular që dëgjoi oficerët duke bërë thirrje që sulmuesi të ndalonte së foluri para kamerave televizive tha: “Oficeri po i thoshte të ndalonte dhe ai nuk po ndalonte. Nga aty dëgjova dy të shtëna dhe asgjë tjetër”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026