‘Princesha e akullit’ në Durrës, premierë absolute e trupës së baletit të Ukrainës
Një shfaqje e përgatitur në vetëm 11 ditë, mijëra kilometra larg atdheut të tyre, por e sjellë me mjaft dashuri e ngjyra.
E tillë ishte premiera absolute e “Princesha e akullit” vënë në skenën e teatrit të Durrësit nga yjet e baletit klasik të Ukrainës.
Ndonëse artistë nga një vend në luftë, ata arritën të finalizonin ditë provash intensive, me një skenografi mbresëlënëse dhe interpretim virtuoz.
Emocionet ishin të mëdha.
“Jam shumë e emocionuar dhe i jam falenderuese Zotit për këtë mundësi. Jam shumë falenderuese për mikpritjen e autoriteteve këtu në Durrës. Në Ukrainë është një situatë mjaft e komplikuar dhe është vërtet një mrekulli që ne mund të vijojmë punën tonë dhe t’i prezantojmë botës këtë balet të ri, të prezantojmë kulturën ukrainase dhe baletin klasik të vendit tonë”, thotë Irinia Khandazhevska, balerinë.
“Ka qenë një periudhë shumë intensive, sepse ishim të limituar nga koha për të realizuar këtë shfaqje, por gjithashtu ishte një kënaqësi e madhe dhe u ndjemë të mirëpritur këtu në Shqipëri. Mikpritja e teatrit të Durrësit ishte e mrekullueshme dhe na ka befasuar”, shprehet Andreas Heise, koreograf.
Për ambasadorin ukrainas, Shkurov Volodymyr, të bësh art në këto kohë të vështira për Ukrainën është një sakrificë e vërtetë.
Pa asnjë sponsor, por vetëm me dëshirën e madhe për të bërë art, në fund trupës së baletit klasik të Ukrainës iu akordua një certifikatë mirënjohjeje.
Pas kësaj performance në Durrës, trupa do ta vijojë rrugëtimin e saj artistik drejt Tokios në Japoni.
Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…