Aksident në Elbasan/ Makina përplas shpërndarësin e picave me motor
Një Aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan. Një makinë, e drejtuar nga 29-vjeçari J.R. ka përplasur një motor picash.
Drejtuesi i motorit, A. Ç., 24 vjeç ka pësuar dëmtime, ai ka qenë i vetëdijshme në momentin kur është marr me ambulancë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:30, në bulevardin “Qemal Stafa”, automjeti tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi J. R., 29 vjeç, ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi A. Ç., 24 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. Ç., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)