Cavani prezantohet te Boca Juniors: Nder të luaj për klubin më të madh në Argjentinë
Një ndër sulmuesit që ka bërë historinë në dy dekadat e fundit ka vendosur ta mbyllë karrierën te klubi më i madh në Argjentinë, Boca Juniors.
Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, i cili është prezantuar si lojtari më i ri i verdhebuluve. Sulmuesi uruguaian zyrtarizon kështu largimin nga futbolli europian pas 16 vitesh. 36-vjeçari ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me Bocan deri në dhjetorin e vitit 2024.
Tek ekipi argjentinas Cavani do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, fanellë e cila më përpara është mbajtur nga ikona të futbollit si Maradona dhe Riquelme. Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Cavani është shprehur se ndihet i privilegjuar të luaj me Boca Juniors, që është edhe klubi më i madh në Argjentinë.
Në “Kontinentin e Vjetër”, “El Matador” ka luajtur për ekipe si, Palermo, Napoli, PSG, Manchester United dhe së fundmi me Valencian. Uruguaiani ka zhvilluar gjithsej 479 ndeshje, duke shënuar dhe 262 gola. Ai ka bërë edhe 70 paraqitje në Ligën e Kampioneve duke shënuar 35 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë