Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Makina përplas motorin, lëndohen dy persona

2 Gusht 2023 | 10:59

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel ku një makinë ka përplasur një motor në të cilin udhëtonin dy persona.

Drejtuesi i motorit O.P. dhe pasagjerja N.P., kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes dhe janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i makinës, M.L. është shoqëruar në ambientet e policisë.

Njoftimi i policisë

Paraditen e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. L., ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi O. P. dhe pasagjerja që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasja N. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi M. L. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026