X Corp padit aktivistët kundër urrejtjes për hulumtimin në Twitter

2 Gusht 2023 | 12:56

Firma që zotëron Twitter, tani e quajtur X, po padit një organizatë kundër urrejtjes, hulumtimi i së cilës kritikoi platformën.

X Corp ka akuzuar Qendrën Kundër urrejtjes Dixhitale (CCDH), e cila ka zyra në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, për “veprime të paligjshme” për të “fituar akses në mënyrë të pahijshme” në të dhënat e saj.

Në kundërpërgjigje, CCDH akuzoi pronarin e X Corp, Elon Musk, se po përpiqej të heshtte këdo që e kritikonte.

Musk ka thënë më parë se ai është një “absolutist i fjalës së lirë”.

CCDH është një organizatë jofitimprurëse që hulumton dhe bën fushata kundër urrejtjes në internet. Raportet e tij janë cituar gjerësisht në shtyp, duke përfshirë edhe BBC. Deputeti konservator Damian Collins shërben në bordin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Shefi ekzekutiv i CCDH, Imran Ahmed, tha në një deklaratë: “Kërcënimi më i fundit ligjor i Elon Musk del direkt nga libri autoritar, ai tani po tregon se nuk do të ndalet para asgjëje për të heshtur këdo që e kritikon atë”.

Hulumtimi i CCDH kishte treguar se urrejtja dhe dezinformimi po “përhapen si zjarr në platformën nën pronësinë e Musk”, pohoi Ahmed.

Ai akuzoi shefin e X Corp për përpjekje për të “vrarë lajmësin”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026