Rrezikuan jetën e pushuesve, e “pësojnë” drejtuesit e skafeve në Borsh dhe Potam
Tre drejtues të mjeteve lundruese, janë ndëshkuar me gjobë prej 100 mijë lekësh të reja nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi kanë shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh.
Policia bën me dije se ka bllokuar 3 mjetet lundruese, respektivisht 1 anije turistike dhe 2 skafe.
Një prej skafeve, është konstatuar duke lundruar jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese në plazhin e Potamit në Himarë.
Ndërkohë që anija turistike dhe skafi tjetër janë gjobitur në plazhin e Borshit dhe Krorëzit, për shkak se janë afruar në breg duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve.
“Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë