Nis tërheqja e ujit në Shkodër, administratori i KESH: Përmbytja s’erdhi nga shkarkimet e hidrocentraleve

9 Janar 2021 | 15:24

Sipërfaqja e mbuluar nga uji në zonën e Nënshkodrës, është tkurrur në 1585 hektarë, por sërish problematike mbetet zona e Obotit, ku rruga është e kalueshme vetëm për automjetet e larta. Në fshatin Dajç me qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë nën pushtetin e ujit.

Prefektja Majlinda Angoni u shpreh se situata është e menaxhueshme .

“Situata në Liqenin e Shkodrës kishte rënie, dhe këto erërat shpresojmë të ndikojnë pozitivisht. Me banorët janë marrë të gjitha masat, është vënë në dispozicion që nga dita e djeshme kamioni që lëviz për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve  në çdo lloj emergjence”, tha znj. Angoni.

Benet Beci administrator i KESH u shpreh optimist për situatën pavarësisht, kaskada e Drinit është përballur me një nivel rekord prurjesh.

Beci theksoi se përmbytja e Nënshkodrës, nuk ka ardhur nga shkarkimet e Hidrocentralit të Vau të Dejës, por nga prurjet në lumenj dhe liqene.

“Shkarkimet nga Vau i Dejës janë krejt minimale, janë shkarkime për punën e turbinave pasi po bëjmë prodhim maskimal, ndërsa në Fierzë nuk po prodhojmë pasi po mbajmë kuotat për rezervat për më tej. Pjesa e Obotit nuk ka lidhje me shkarkimet”, tha Beci.

Beci shtoi se po kryhen shkarkime të kontrolluara për të krijuar rezerva për ditët e ardhshme, ku pritet të ketë sërish rritje të prurjeve.

Më herët në zonën Obotit i pranishëm ishte dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili pa nga afër situatën.

Lexoni gjithashtu: 

Shira të dendur në vend, Euronews Albania ndjek situatën në veri dhe jug

Përmbytjet, drejtori i ARRSH-së: Situata më problematike në jug të vendit, shoferët të përdorin goma dimri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026