Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet në vitet ardhshme, inflacioni do të bjerë

2 Gusht 2023 | 16:26

Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ekonomia shqiptare pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim.

Ai shtoi se Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë rritjen ekonomike të vendit dhe në të ardhmen.

Sejko nënvizoi dhe zhvlerësimin e euros duke theksuar se kahu forcues i lekut ka ndihmuar në reduktimin e presioneve të huaja inflacioniste.

“Ekonomia shqiptare pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm. Në këto rrethana Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare. Dektori bankar do të vijojë të mbështesë rritjen ekonomike dhe në të ardhmen. Kursi  i këmbimit të lekut ndaj euros ka ardhur në forcim të vazhdueshëm në vitin 2023. Ky forcim regjistroi një vlerë mesatare prej 8.5% gjatë tre mujorit  të dytë dhe u përshpejtua më tej në muajin korrik ka regjistruar vlerën e 12.1%. Kahu  forcues i kursit të këmbimit është në linjë për besimin e bilancit ekonomik e financiare nga jashtë të ndikuara nga rritja e shpejtë  e të ardhurave nga turizmi dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte. Kahu forcues i lekut ka ndihmuar në reduktimin e presioneve të huaja inflacioniste dhe ka mundësuar një normalizim më të ngadaltë të normave të interesit. Megjithatë shpejtësia e kursit të këmbimit mbetet e lartë dhe luhatjet në tregun valutar janë rritur së fundmi. Trendet   e vëna re në gjysmën e para të vitit do të vijojnë të jenë të pranishme dhe në të ardhmen. Sipas skenarit bazë ekonomia shqiptare, pritet të vijojë të rritet gjatë tre mujorëve dhe viteve në vazhdim. Kjo si pasojë e ngadalësimit ekonomik në eurozonë dhe kushteve më të shtrënguara të financimit si në vend ashtu dhe në botë. Inflacioni pritet të bjerë gjatë tre mujorëve të ardhshëm dhe të kthehet në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026