Mungesa me 80% e shikimit nuk e pengon Jona Hamitin të jetë administratore e suksesshme
Të bashkëjetuarit me një aftësi të kufizuar fizike ka gjithmonë sfida. Megjithatë mungesa e 80% e shikimit nuk e ka penguar Jona Hamitin që të punojë si administratore në një klinikë estetike.
“Me ndihmën e familjes, sigurisht edhe të miqve që kam patur afër ka qenë e mundur që unë të bëj një jetë le të themi deri diku normale. Pjesa e shikimit më ka penguar ndoshta për pjesën e studimeve, vetëm për faktin që mund të kem pasur lodhje gjatë leximit, po jo të me këtë ndikuar në rezultate”, tha ajo
Përpos të gjithave ka pasur raste kur 28-vjeçarja e ka ndjerë veten të gjykuar për shkak të sëmundjes së Albinizmit, sëmundje e cila i ka sjellë edhe probleme me shikimin.
“Pjesën e paragjykimit nuk e kam pasur nga aftësia e kufizuar në shikim, e kam pasur gjithmonë nga pjesa e pigmentit tim. Se njerëzit këtu çuditen kur ti je shumë i bardhë, çuditen kur ti je pak më ezmer sesa të tjerët”, shtoi ajo.
Megjithatë për Jonën aftësia e kufizuar fizike nuk mundet a sesi të ndikojë tek potenciali intelektual i individit. E ndërsa është edhe pjesë aktive e shoqatës së të verbërve, në 30 vjetorin e themelit të saj ajo shpreh shqetësimin e mungesës së infrastrukturës për këtë kategori.
“Infrastruktura mbështetëse nuk është se është një investim shumë i kushtueshëm, sepse një semafor që të jetë i pajisur edhe me pjesën e sinjalistikës për të verbrit, kjo nuk është se kushton, po ndoshta nismat e qeverisë bëjnë që disa gjëra të lihen pas dore, dhe nuk arrijnë të kuptojnë që kjo gjë që mund të duket e vogël për një person që s’ka aftësi të kufizuara, për dikë tjetër të jetë shumë e vështirë”, u shpreh Jona.
Jona është vetëm një nga 25 personat me aftësi të kufizuar në shikim të cilët janë integruar në tregun e punës, ndërsa më shumë se 10 mijë të tjerë janë të papunë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet