Lejoi gratë të predikonin, kleriku mysliman arrestohet nën akuzën për blasfemi
Një klerik mysliman është arrestuar me akuza për blasfemi dhe gjuhë të urrejtjes në Indonezi pasi vendimi i tij për të lejuar gratë të predikojnë dhe të luten përkrah burrave shkaktoi një reagim të ashpër në kombin më të madh në botë me shumicë myslimane .
Panji Gumilang, 77 vjeç, i cili drejton shkollën e konviktit Al-Zaytun në distriktin Indramayu në Java Perëndimore, u arrestua të martën, u tha gazetarëve zyrtari i Policisë Kombëtare të Indonezisë Djuhandhani Rahardjo jashtë Agjencisë së saj të Hetimit Kriminal në Xhakarta.
Në të kaluarën, shkolla, shtëpia e afërsisht 5,000 studentëve, është përballur me reagimin e publikut lidhur me praktikat e saj joortodokse si lejimi i burrave dhe grave që të falen përkrah njëri-tjetrit dhe grave të bëhen imamë. Ndryshe nga shkollat e tjera të konviktit islamik në Indonezi, seancat e saj të lutjeve nuk ndjekin ndarjen gjinore, duke zemëruar disa grupe fetare.
“Hetuesit morën veprime ligjore,” tha Djuhandhani të martën. “(Panji do të) mbahet në ambientet e paraburgimit të Agjencisë së Hetimit Kriminal për 20 ditë,” shtoi ai.
Policia nuk specifikoi se çfarë kishte thënë apo bërë Panji që përbënte blasfemi, por tha se po vepronin sipas ankesave publike.
Në qershor, Këshilli Klerik Islamik i Indonezisë tha se po hetonte Al-Zaytun për “praktika të gabuara fetare”, sipas degës së CNN, CNN Indonesia. Nëse shpallet fajtor për blasfemi dhe gjuhë urrejtjeje, Panji përballet me një maksimum 10 vjet burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)