EMRAT| Arrestohen dy të dyshuarit për vrasjen e 32-vjeçares që u gjet poshtë urës
Shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, janë arrestuar për vrasjen e 32-vjeçares Luljeta Preza, e cila u gjet e pajetë dhe e dhunuar poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.
Sipas informacioneve nga policia, menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të 32 vjeçares, ka nisur një hetim i thelluar për rastin.
Nga hetimet ka rezultuar se rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari për motive të dobët, pasi kanë konsumuar kokainë së bashku me disa vajza të tjera përfshirë këtu një 15-vjeçare.
Gjatë konfliktit, Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari kanë goditur me thikë Luljeta Prezën, e cila humbi jetën për shkak të plagëve.
Policia ka njoftuar se për B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimi, kapja dhe vënia në pranga në kohë rekord, e 2 autorëve të dyshuar të saj.
Në vijim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet