“Nuk na dha paratë”- Çfarë deklaruan në polici dy autorët e vrasjes së 32-vjeçares
Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, zbuloi nga Durrësi më shumë detaje mbi rastin e 32 vjeçares Luljeta Preza, e cila u gjetë e pajetë dhe e dhunuar poshtë urës së “Dajlanit”.
Gjuzi tha se autorët e dyshuar që janë arrestuar nga policia, shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, dyshohet se e kanë qëlluar 32-vjeçaren pasi nuk iu dorëzoi lekët e përfituara nga aktiviteti i prostitucionit.
32-vjeçarja kishte pësuar një aksident pasi ishte përplasur nga një makinë dhe paratë e nxjerra nga aktiviteti i prostitucionit, i kishte shpenzuar për të marrë mjekim.
Autorët që dyshohet se ishin tutorët e saj e kanë qëlluar mbrëmjen e të martës, teksa po konsumonin lëndë narkotike të llojit kokainë.
“Autorët kanë dëshmuar se ishin konfliktuar me 32- vjeçaren për shkak se kjo e fundit nuk i kishte dorëzuar paratë që kishte mbledhur, për shkak se në këtë zonë njihet si punonjëse seksi me pagesë. Nga aktiviteti i saj seksual një pjesë të parave të fituara i kishte shpenzuar për të marrë një mjekim spitalor në Spitalin Rjonal të Durrësit, për shkak se disa ditë më parë ishte përfshirë në një aksident rrugor. Për rrjedhojë pas një konflikti të ndodhur nën efektin e lëndëve narkotike konflikti i tyre ka percipitur deri në përdorimin e mjetit prerës, ku për rrjedhojë 32- vjeçarja mori plagë të rënda ne kraharor dhe gjoks e cila solli më pas edhe vdekjen e saj”, tha Gjuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur