EMRI| Shpërndante kokainë nëpër hotelet e Durrësit, arrestohet 32-vjeçari

3 Gusht 2023 | 13:53

Një 32-vjeçar i identifikuar si Abdyl Kacaca, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në hotele të ndryshme të qytetit.

Policia bën me dije se ka sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës intensive gjatë sezonit turistik 2023, kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Dealer”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi:

A. K., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K. siguronte dhe shiste në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, doza të lëndës narkotike kokainë. 32-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular”, nhofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026