Spahiu: Lapaj-Shabani-Qorri pëlqehen më shumë se Berisha dhe Meta

3 Gusht 2023 | 18:48

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se në bazë të sondazheve, Endri Shabani, Adriatik Lapaj, dhe Arlind Qorri pëlqehen më shumë se Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Mes të tjerash ai theksoi se pas shtatorit, partitë e reja do të përballen me një luftë me partinë e vjetër opozitare.

“Mendoj se ka një lloj pazari dhe marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, janë shumë të interesuar për  të shkatërruar çdo faktor të ri. Teorikisht sot po të pyesësh ndonjë sondazh Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj pëlqehen më shumë se sa Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Shabani dhe Lapaj janë më motivues dhe frymëzues sesa Berisha dhe Meta. Këta janë dy të kërcënuarit kryesor. Unë besoj se pas shtatorit partitë e reja si e Arlind Qorrit, Nisma Thurrje, Adriatik Lapaj apo parti të tjera do të përballen me një luftë të paskrupulltë të partisë së vjetër opozitare, pasi lëvizjet e reja do i rrëmbejnë kauzën, imazhin dhe protagonizmit”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023