Turizmi kulturor në rritje, Apolonia pret 300 turistë në ditë

3 Gusht 2023 | 18:09

Parku i Apolonisë është një nga pasuritë arkeologjikë me të vizituara gjatë verës. Çdo ditë ai vizitohet nga rreth 300 turistë.

Turizmi kulturor çdo vit po tërheq akoma dhe më shumë turistë. Në parkun arkeologjik të Apolonisë, të huajt nisin turin e tyre që në orët e para të mëngjesit, për të shmangur temperaturat e larta të drekës.

“Apolonia është një  vend mjaft i mirë për tu vizituar. Pamë muzeun dhe tani po shohim pjesën jashtë, ju keni njw histori mjaft unike. Ne i planifikojmë këto udhëtime herët në mëngjes, kur mund të levizësh. Pasdite më shumë shkojnë në plazh”.

Të huaj dhe shqiptarë, njihen me historinë e lashtë të qytetit antik.

“Udhëtimi ishte mrekullueshëm. ishte një zbulim i pabesueshem. Në fakt situata klimatike na kushtëzon . Sot ora është 12 temperatuara 35′ por jemi këtu. Shëtitje të kësaj natyre do të ishte mire të bëheshin me herët afër mëngjesit ose pasdite. Por gjerat e bukura shijohen edhe duke u munduar pak.

“Është dita e pare në Shqipëri. Është gjithashtu hera e parë këtu. Është pak nxehte për mua pasi vij nga Belgjika ku gjithmonë bie shi. E vleresoj organizimin. Vendi është shumë interesant. Ka shume gjera për të pare në Shqipëri. Kemi dhe guide shumë të mire, na ndihmon shume.

“Të befasuar nga thesaret që fsheh parku arkeologjik por edhe nga bukuritë e natyrës e, turistet gjejnë mënyrën e tyre për ta shijuar natyrën dhe për të marrë më të mirën”

Në Apoloni në dite janë më shume se 200 – 300 turiste qe vijnë të shohin nga afër bukuritë që ofron ky park. Polakët kryesojnë nga u takon turistëve, pasuar nga ata Cek dhe Spanjollë, të ndjekur nga italianët dhe turistët franceze.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026