Përmbytjet, kryeministri Rama: Niveli i reshjeve ishte dy herë më shumë se në 2010

10 Janar 2021 | 11:41

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Lezhës për t’u njohur nga afër me dëmet e shkaktuara nga përmbytje dhe rrëshqitja e dheut. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu tha se janë evakuuar 40 familje dhe zona më e prekur është ajo e Zadrimës.

Z. Ndreu u shpreh se qyteti nuk ka pësuar përmbytje të mëdha dhe rol ka luajtur pastrimi i kanaleve kulluese me një gjatësi 48 km dhe ndërhyrja në argjinatura.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se dëmet janë të vogla në krahasim me përmbytjet e vitit 2010 edhe pse intensiteti i reshjeve ka qenë dy herë më i madh. Sipas ndryshimi është se, në atë kohë pati bllokim të infrastrukturës së kullimit dhe abuzimi kriminal i kaskadave.

“Mbrëmë pashë të gjitha të dhënat meteorologjike, fola dhe me Benet Becin (drejtorin e KESH) për kaskadën dhe pashë që niveli i reshjeve është më i madh se sa në vitin 2010, jo pak por dy herë më i madh.

Kur vjen një intensitet i tillë reshjesh, jo ne por asnjë vend, as Gjermania, as Hungaria, as Parisi nuk ka çfarë i bën por ama testi është sa shpejt tërhiqet uji dhe në këtë rast gjëja më e mirë është që janë mbrojt bizneset dhe bizneset. Numrat janë shumë të vegjël se në 2010 u mbushën konviktet e palestrat me njerëz dhe ngordhën mijëra bagëti”, deklaroi kreu i qeverisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Situata e përmbytjeve në Shkodër, mbi 1500 hektarë tokë nën ujë

Përmbytje edhe në Durrës, situata më e vështirë në zonën e Sukthit

Shemsi Prençi: Qeveria nuk e mori seriozisht alarmin që dha IGJEUM

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026