Stuhia kërcënon sërish Slloveninë: Mbrojtja civile dhe ushtria në gatishmëri 

3 Gusht 2023 | 21:27

Shërbimi i Mbrojtjes Civile i Sllovenisë, në prag të një stuhie të parashikuar për mbrëmjen e sotme, ka lëshuar një urdhër duke vënë në gatishmëri të gjithë sistemin e saj, përfshirë ushtrinë.

“Qëllimi është që të mund të reagojmë dhe të ndihmojmë komunat sa më parë. Depot e pajisjeve dhe materialeve janë plot nëse mbaron diçka”, tha komandanti i Mbrojtjes Civile Sreçko Šestan.

Nga sonte deri mëngjesin e së shtunës parashikohen reshje të dendura mbi Slloveni, ndërsa reshjet do të shtohen në barrierat malore të Sllovenisë perëndimore dhe jugore dhe mbi Gorski Kotar. Më pas era do të sjellë reshje të mëdha në Slloveninë qendrore dhe lindore, raporton Index.hr.

Portali thekson se ana veriore të Alpeve tashmë është përfshirë nga një ajër dukshëm më të ftohtë, i cili në ditët në vijim gradualisht do të zbresë në rajonet sllovene dhe se pjesa më e madhe e reshjeve priten sonte, deri mëngjesin e së shtunës.

Në njoftimin për media të Ministrisë sllovene të Mjedisit, thuhet se ka mundësi që gjatë mbrëmjes të vërshojnë lumenj të vegjël në veri dhe pjesën qendrore të Sllovenisë.

“Lumenjtë në lindje të vendit tashmë kanë një prurje tre herë më të madhe se zakonisht, kështu që do të rriten fuqishëm, veçanërisht natën mes të enjtes dhe të premtes”, tha zyrtari i ministrisë Janez Polajnar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026