Çështja ‘Beleri’ në Bruksel, zyrtari grek i KE-së letër komisionerit Oliver Varhelyi
Shqipëria duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën. Kështu shkruan zyrtari grek Margaritis Schoinas në një letër drejtuar komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Nënkryetari i Komisionit Europian për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schoinas thotë se mbajtja në burg e Fredi Belerit është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.
Schoinas thekson se trajtimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe pengesë të një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë. Letra që mban datën 19 korrik është publikuar edhe në mediat greke.
Që prej 12 majit, Fredi Beleri ndodhet në paraburgim për shkak se akuzohet për blerje të votave në Himarë, aty ku kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet e 14 majit, por ende nuk e ka ushtuar funksionin e tij për shkak të përballjes me drejtësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta