SPAK mbyll hetimet për Belerin, dosja kalon në gjykatë

1 Gusht 2023 | 09:41

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Në njoftimin publik të SPAK bëhet me dije se shtetasi Dhionisios Alfred Beleri, akuzohet për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 e 25 i Kodit Penal.

Sakaq bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi, akuzohet për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Sipas hetimeve të kryera nga organi i akuzës rezulton se Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shuma monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente për të votuar për të.

Nga përgjimet audio dhe video, është provuar sipas SPAK, se Beleri i ka dhënë shtetasit Arsen Rama, përmes bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të tij.

“Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë se Belerit i është refuzuar më herët një mase më e butë sigurie se ajo e “Arrestit me burg” deri në Gjykatën e Lartë.

Beleri e ka cilësuar hetimin ndaj tij që e çoi në burg dy ditë përpara zgjedhjeve si një inskenim duke mos i pranuar akuzat për shit-blerje votash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026