Vuçiç s’i njeh sanksionet e SHBA’-së ndaj Vulin dhe zyrtarëve të Republikës Srpska

4 Gusht 2023 | 17:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Serbisë nuk ekzistojnë, se ato nuk do të sjellin asnjë të mirë dhe vetëm do t’i dëmtojnë marrëdhëniet e ndërsjella.

“Mjafton të shohim se ndaj kujt janë sanksionet për ta parë se sa të paanshme janë. Ne jemi një vend i vogël, veçanërisht në krahasim me SHBA-në. Për ne, ato sanksione nuk ekzistojnë dhe ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që vendosën ato sanksione kundër pjesëtarëve të kombit tonë. Për ne, ky është i vetmi vendim i mundshëm, i ndershëm por i vështirë”, tha Vuçiçi më 4 gusht në Banja Lluka të Bosnje dhe Hercegovinës, shkruan gazeta Express.

Vuçiçi tha se gjatë dy ditëve të fundit, përveç sanksioneve, ka diskutuar me udhëheqjen e Republikës Sërpska (RS) dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, “për gjithçka që ndodhi dhe mund të ndodhë në Kosovë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë

Shqipëria ka zhvilluar këtë të shtunë ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran, duke pësuar humbjen e dytë radhazi, pas...
22:00 | 06/06/2026

Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X ndaj raportimeve të mediave ndërkombëtare, mes tyre edhe CNN, lidhur me protestat e ditëve të fundit...
20:24 | 06/06/2026

Këshilltari i PS-së: Protestat po ndikohen nga dezinformimi në rrjetet sociale

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews, këshilltari i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, duke komentuar protestat e qytetarëve dhe të...
20:22 | 06/06/2026