Rreziku nga COVID-19 vijon, shtetet evropiane ende në vështirësi, pavarësisht vaksinave
Javët në vijim do të jenë edhe më të vështira paralajmëroi kancelarja Angela Merkel ndërsa në Gjermani raportohet për 40 mijë viktima nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë. Virusi ende vijon të dominojë në Evropë. E ndonëse Gjermania ia doli të menaxhojë valën e parë, tanimë duket se është goditur më fort.
“Ky vit nis me një miks ndjenjash. Është shpresa që ne ia akordojmë vitit të ri, një shpresë se hap pas hapi coronavirus do të jetë nën kontroll dhe ne do të rifitojmë lirinë. Por nga ana tjetër është rreziku nga vala e dytë me të cilën vendi po përballet sikundër shumë shtete evropiane. Muajt në vijim të dimrit me shumë mundësi do të jenë faza më e vështirë e pandemisë,” – u shpreh Merkel në një deklaratë për shtyp.
Edhe Suedia e cila për një kohë të gjatë i rezistoi masave kufizuese duke u bazuar vetëm tek rekomandimet e ekspertëve po përballet me një valë të dytë. Tanimë ajo ka miratuar një ligj që i lejon qeverisë të reduktojë numrin e njerëzve në dyqane,biznese dhe vende publike. Madje mund të vendosë edhe gjoba.
Situata nuk është me e qetë në Francë, ku 25 rajone janë në shtetrrethim nga ora 18 në orën 6 të mëngjesit e të tjera mund të jenë në të njëjtën situatë pasi në vend raportohet për 16 mijë raste të reja me covid. Nga ana tjetër është edhe nxitimi për të bllokuar përhapjen e lllojit të ri të virusit shfaqur në Britani. Disa raste janë raportuar nga Marseille.
“Gjithçka ndodhi në një festë familjare. Një person erdhi nga Anglia iu bashkua familjes dhe i infektoi,” – u shpreh Michèle Rubirola, zyrtare e shëndetësisë në Marsejë.
Ndërsa në Ceku po kundërshtohen fort masat kufizuese. Me mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin historik në Pragë duke protestuar e duke brohoritur “Të hapim Çekinë”
“Ata po kufizojnë kontaktet mes njerëzve, lidhjet sociale. Ata po përpiqen të na largojnë nga jeta jonë dhe të na thonë çfarë duhet e nuk duhet të bëjmë. Nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë,” – tha Stanislav Holman, protestues.
Spitalet në Çeki janë duke u përballur me një fluks të madh pacientësh me COVID pasi vendi raporton një nga nivelet më të larta të infeksionit në botë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus