Kanabisi në repartin e Zall-Herrit, lihen në burg 3 ushtarakët

7 Gusht 2023 | 11:03

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 3 ushtarakët e arrestuar për kanabisin e mbjellë në repartin ushtarak 10-60 në Zall-Herr.

Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentjan  Zhurda akuzohen për shpërdorim detyre.

Dy ditë më parë në kuadër të operacionit “FOKUS” policia e Tiranës asgjësoi 125 bimë kanabis të mbjella brenda territorit të repartit ushtarak në Zall Herr.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi  që ka njoftuar pezullimin nga detyra për të gjithë personat përgjegjës në repartin ushtarak të Zall Herrit brenda në territorin e të cilit u gjetën 125 bimë kanabisi.

Euronews Albania ka mësuar se në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku shërbejnë më shumë se 300 ushtarakë, bimët narkotike ishin të shpërndara në 6 parcela në zonën e pyllëzuar.

Ajo që ka befasuar më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026