Përmbytjet në vend, Haki Çako në Euronews Albania: Situata drejt përmirësimit

11 Janar 2021 | 15:34

Shqipëria prej ditësh është përballur me përmbytje për shkak të reshjeve intensive, ku zona më problematike ka qenë ajo e NënShkodrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha për Euronews Albania se gjendja në zonat e përmbytura po shkon drejt normalitetit.

“Mund të konfirmoj se situata lidhur me përmbytjet është drejt përmirësimit të plotë. Uji në zonat më të përmbytura është duke u tërhequr ende, sepse kuptohet se efekti i lumenjve do kohën e vet, pasi tashmë kanë pushuar reshjet deri diku në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Shqipërisë së mesme. Ka reshje të nivelit ë ulët, por gjithsesi ajo që vlen të theksohet është fakti se pritshmëria për motin është pozitivw tha ai.

Inxhinieri Kristi Goga u shpreh kritik për cilësinë e ndërtimit të rrugëve, ndërkohë shtoi se ndryshe nga vitet e kaluara, situata në kaskadën e Drinit është menaxhuar mirë.

“ Për kaskadën e Drinit, veçanërisht sivjet është menaxhuar mirë. Reshjet e shiut do vijojnë, por ne nuk i kemi në dorë, por ne kemi në dorë infrastrukturën. Ka kaluar një kohë shumë e gjatë, që janë marrë masa të pakta”, tha ai.

Gjithashtu z. Çako shtoi se trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetarët, nëse do kenë nevojë apo jo për evakuim.

“Unë mund të them se informacionet që ne disponojmë mund të them se e gjithë infrastruktura është në gatishmëri të plotë. Sot në të gjitha prefekturat ku ka pasur problem janë dërguar rezerva ushqimore. Nuk ka asnjë individ që  është në nevojë për t’u evakuuar. Trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri”, shtoi Çako.

Rehabilitimi i dëmeve që ka sjellë dalja nga shtrati i lumit Drin në Bërdicë të Shkodrës ishte në fokus të Komitetit të Emergjencave Civile të saporikonstituuar. Komiteti u përqendrua në situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se është bërë i mundur evakuimi në kohë i familjeve të prekura dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë humbje jete.

 “Kanë qenë prurje të mëdha, ku Kaskada e Drinit ka shkaktuar disa fish më tepër dëme. Kemi mundur të largojmë nga rreziku të gjitha familjet. Nuk kemi dëme në njerëz, ndërsa edhe dëmet materiale i kemi minimizuar aq sa nuk ka të krahasuar me të shkuarën”, tha Peleshi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bajram Begaj siguroi se janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet operacionale për përballimin e situatës, duke përfshirë edhe disa mjete të rënda.

Drejtori i IGJEUM bëri të ditur se pas datës 13 janar pritet edhe një përmirësim i kushteve atmosferike që do të sjellë dhe tërheqjen e lumenjve brenda shtratit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026